Aktualitet

Shënohet viktima e parë nga flakët në Shqipëri!

Humb jetën i moshuari në Gjirokastër, viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, gjithashtu është plagosur edhe bashkëshortja e viktimës e cila ka pësuar djegie nga flakët.   Bëhet me dije se viktima ka humbur jetën nga asfiksia.

Situatë kritike në Lunxheri zjarri po përparon me shpejtësi drejt fshatrave të banuar për shkak të erës së fortë, evakuohen banorët.

Kjo ka vënë në alarm autoritetet, ku Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi të jap urdhër evakuimi për banorët, ndërsa kërkon bashkëpunimin e tyre me struktura shtetërore që do i largojnë ata drejt një vendi më të sigurt.

Situata është e vështirë në tre fshatrat e Luxhërisë, Krin, Asim Zeneli dhe Arshi Lengo, ku tymi i zjarrit ka ‘pushtuar’ banesat që mund të shkaktojë edhe asfiksim të banorëve.

Zjarri është 10 metra larg nga shtëpitë duke rrezikuar të digjen shumë prej tyre.

Në aksionin për shuarjen e zjarreve në Lunxheri, janë aktivizuar 30 forca zjarrfikëse nga repartet zjarrfikëse të Gjirokastrës, Dropullit dhe Libohovës me pesë mjete zjarrfikëse.

Njëkohësisht në këtë aksion janë angazhuar edhe 20 forca të ushtrisë, si dhe 20 punonjës të Bashkisë Gjirokastër të cilët kanë punuar për lokalizimin e flakëve me mjete rrethanore dhe në një terren të vështirë malor.

Përgjatë 14 orëve zjarret në këtë fshat kanë shkaktuar një bilanc të rënduar në djegien e kullotave dhe drurëve frutorë sidomos në fshatrat Qesarat, Dhoksat dhe Valare. Bilanci i dëmeve rezulton i madh. Në bazë të përllogaritjeve ende jo të zyrtarizuara, në Lunxheri janë djegur 40 ha kullota dhe 500 rrënje arrore, dru frutore dhe vreshtari.

Në herët u vu nën kontroll zjarri në fshatin Palokastër në Bashkinë Gjirokastër ku u krijuan 2 vatra të rrezikshme që prej ditës së djeshme.