Aktualitet

Shërbime konsullore në ambasada për shqiptarët në Irlandë e Kanada!

Duke filluar nga datat 20 dhe 27 qershor, bëhet e ditur se ambasadat tona në Londër e në Kanada do të fillojnë ofrimin e shërbimeve konsullore për shqiptarët që jetojnë në Irlandë dhe në Kanada. Në njoftimin zyrtar të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, thuhet:

Një lajm i mirë për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Irlandë e Kanada.

Duke filluar nga data 20 qershor, Ambasada Shqiptare në Londër, në Bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Kompaninë Aleat, do të fillojë ofrimin e shërbimeve konsullore për shqiptarët që jetojnë në Irlandë.

Gjithashtu, nga 27 qershori, për herë të parë Ambasada Shqiptare në Kanada do të fillojë të ofrojë shërbime për dokumente biometrike, pasaporta dhe letërnjoftime elektronike.

MEPJ synon që me anë të projekteve të tilla, të lehtësojë edhe më shumë jetesën e qytetarëve shqiptarë, kudo që ata ndodhen jashtë vendit.

Lidhur me këtë zhvillim, edhe kryeministri Edi Rama e cilësoi një “lajm të mirë” për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Irlandë dhe Kanada. Në një postim në rrjetet sociale, shefi i Qeverisë shkruan:

Duke filluar nga data 20 qershor, ambasada shqiptare në Londër në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, do të nisë shërbimet konsullore për shqiptarët që jetojnë në Irlandë. Gjithashtu, nga 27 qershori, për herë të parë ambasada shqiptare në Kanada do të fillojë të ofrojë shërbime për dokumente biometrike, pasaporta dhe letërnjoftime elektronike.