Celebrities Gossip Showbiz

Shërbimin që i bën Bora Donaldit do ta donte çdo partner!

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”, historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj dhe së fundmi si prezantuese e “Dancing With The Stars”, programi më i përfolur i kërcimit.

Por, përpos karrierës bukuroshja është gjithashtu shumë e komentuar dhe për momentet e saj private që ndan në rrjete sociale. E këtë herë partneri i saj na ka treguar se sa e përkushtuar është në një lidhje Bora, teksa ka ndarë me ne një video shumë ‘të ëmbël’. Prezantuesja shfaqet duke i shërbyer Donaldit kafen e mëngjesit e  jo vetëm kaq pasi ai ia kthen duke e quajtur bukuroshen sheqer e mjafton gishti i saj për ta ëmbëlsuar.

Epo, urojmë të shohim më shpesh momente kaq romantike mes tyre!

Dita e parë e punës pas pushimeve për të ka qenë më e veçantë që kemi parë ndonjëherë dhe kjo falë ndjekëseve të prezantueses ose siç i quan ajo ‘Gocat e Borës’. Vajzat me rastin e ditëlindjes së saj e kanë surprizuar me një buqetë të madhe me lule, pafund dhurata të paketuara dhe një kartolinë. Bukuroshja na tregoi dhuratën shumë simbolike që ka marrë prej ndjekëseve të saj dhe janë një palë vathë në formën e një blete si inicialet e saj. Epo, Bora duket një yll i vërtetë me to!