Aktualitet

Sherr masiv në Ksamil, plagosen 3 persona, njëri niset me helikopter drejt Tiranës!

Përleshje masive mes disa personave në Ksamil.

Burime bëjnë me dije se disa shqiptarë janë përleshur me disa shtetas të huaj.

Si pasojë e përleshjes kanë mbetur të plagosur Tiku Ahmeti, Flamur Ahmeti, Luli Ahmeti, të tre pjestarë të një familje.

Njëri prej të plagosurve, Luli Ahmeti është nisur me helikopter drejt Tiranës për shkak të plagëve të marra, ndërsa dy të tjerët po marrin trajtim në spitalin e Sarandës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa ka nisur hetimet për të identifikuar autorët.