Aktualitet

Sherr me mjete prerëse në Tiranë, dy të rinj të plagosur!

Dy të plagosur me mjete prerëse pas një sherri mes disa të rinjve natën e kaluar në Bulevardin e Kasharit në Tiranë.  Të lënduarit janë të moshave 18 e 20-vjeç. Ata u dërguan në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve ndërsa policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar.

Njoftimi zyrtar:

Rreth orës 22:50, përballë një pastiçerie në bulevardin e Kasharit, në Unazë të Re, gjatë një konflikti për motive të dobëta janë plagosur dyshohet me mjete prerëse shtetasit E.D., 18 vjeç, dhe E. M., rreth 20 vjeç.

Dy të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në një tjetër zhvillim nga kronika e zezë, një sasi lënde plasëse shpërtheu sot në banesën e një 49-vjeçari në Shkodër, por prej vitesh aty nuk banon njeri. Nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 05:35 minuta në Dragoç të Postribës.

Njoftimi i Policisë Shkodër: 

Rreth orës 05:35, në fshatin “Dragoç”, Postribë, në portën e jashtme të banesës së shtetasit L. H., 49 vjeç, në të cilën prej shumë vitesh nuk banon njeri, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.