Aktualitet

Sherr me thika mes vëllezërve në Durrës, njëri prej tyre në gjendje kritike!

Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit.

Si pasojë e sherrit, dy vëllezër në këtë qytet janë konfliktuar me mjetet prerëse.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 13-të të Durrësit, pas një konflikti që vëllezërit kishin me persona të tjerë.

Mësohet se vëllezërit e plagosur janë të moshave 19 dhe 23 vjeç.

Sherri ka ndodhur pranë një hoteli, teksa njëri prej të plagosurve është në gjendje kritike për jetën. Policia ka nisur hetimet.