Aktualitet

Sherr me thika në Pogradec, humb jetën 65 vjeçari!

Safet Yskollari, 65 vjeç ka mbetur i vdekur ditën e sotme në Pogradec pasi është plagosur me thikë nga F.M., 63 vjeç.

Pas sherrit për një gardh, Fatos Manellari 63 vjeç, qëlloi me thikë Safet Hyskollarin 65 vjeç.

Viktima u transportua në Spitalin e Pogradecit, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Policia po punon për kapjen e autorit.

Mësohet se ata ishin fqinj me njëri-tjetrin.

Më datë 07.09.2022, rreth orës 17:50, në fshatin Gështenjas, Pogradec, gjatë një konflikti, shtetasi F. M., 63 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. H., rreth 65 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Pogradecit, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Nga ana e Policisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.