Lifestyle Travel

Shesin shtëpinë dhe jetojnë nëpër kroçera, ju njohim me pensionistët aventurierë!

Një çift amerikan ka vendosur që të dalë në pension, të shesë shtëpinë dhe të jetojë duke udhëtuar me kroçera. Angelyn dhe Richard Burk, 50 dhe 60 vjeç, gjithmonë kanë pasur dëshirë që të shikonin vende të reja dhe vendosën që pasi të linin punët respektive si kontabiliste dhe marinar, të shisnin shtëpinë e tyre. Sipas llogarive, atyre u del që të jetojnë nëpër kroçera me më pak se 40 euro në ditë.

Ata gjejnë ofertat më të mira dhe udhëtojnë nëpër botë që nga pranvera e kaluar, me synimin për të shpenzuar sa më pak kohë në tokë. Gjithashtu, duke qenë se nuk kanë më shtëpi, kur nuk mund të gjejnë kroçerë, ky çift shkon në shtëpitë e miqve apo të afërmve, ndërsa pret aventurën e radhës për të lundruar. Ata kanë bërë tashmë një udhëtim 50-ditor përmes Detit Adriatik dhe një tjetër udhëtim 51-ditor midis Siatëllit dhe Sidneit.

Ndërkaq rikujtojmë se së fundmi Italia nuk po iu kërkon udhëtarëve certifikatë vaksinimi, shërimi apo test negativ koronavirusi. Sipas Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme në vendin tonë, “udhëtimet lejohen për çfarëdo arsye”. Në vendin fqinj, dëshmia e statusit të koronavirusit, nuk do të kërkohet më as në restorante dhe vende turistike. Vendimi reflekton përmirësimin e situatës e uljen e ndjeshme të numrit të infektimeve me COVID-19.

Me rastin e sezonit turistik veror, Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Rinasit i shtohet një linjë e re direkte ajrore Tiranë-Kretë. Krahas atyre me Athinën e Kretën, shumë shpejt do të shtohen edhe fluturimet nga Tirana drejt Selanikut e po ashtu, për në Mikonos të Greqisë. Në ceremoninë e uljes së avionit të parë të linjës, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se “është një lajm fantastik edhe për komunitetin e jashtëzakonshëm të shqiptarëve që jetojnë në Kretë”.