Showbiz

Shfaq shenja gripi, Celine Dion anulon koncertet por menaxherët e saj konfirmojnë se nuk ka Koronavirus

Ditën e kaluar skuadra menaxheriale e këngëtares së famshme Celine Dion kanë njoftuar online nëpërmjet platformave të saj sociale se këngëtarja ka anuluar 2 shfaqje në Washington dhe Pittsburgh.

Shkak për këtë është bërë gripi i zakonshëm që ka prekur 51-vjeçaren. “Për shkak të gripit Celine Dion do të shtyjë datat e disa koncerteve në kuadër të turneut të saj për në nëntor” -shkruhej në deklaratën zyrtare në Facebook.

Pas reagimeve të shumta të fansave, përfaqësuesit e saj kanë theksuar se këngëtarja pas kryerjes së analizave ka dalë negative nga Koronavirus.