Bota

Shfaqen probleme të reja për vaksinën anti-COVID në Evropë!

Për shkak të problemeve në prodhim, ‘AstraZeneca’ i ka pakësuar dukshëm furnizimet me vaksinën kundër koronavirusit në Bashkimin Evropian. Zëdhënësja e sipërmarrjes tha se:

Nëse kompania farmaceutike britaniko-suedez do të marrë licencën për vaksinën e tij në BE, sasia e furnizimit në fillim do të jetë më e ulët nga sa është parashikuar.

Arsyeja ka të bëjë me rendimentin më të ulët në një nga zonat e prodhimit “brenda rrjetit tonë europian të furnizimit“. Por nuk është planifikuar të ketë vonesa në furnizim.

Ne do të furnizojmë disa milionë ampula gjatë shkurtit dhe marsit në BE.

Një përfaqësues i nivelit të lartë të BE-së pak pas kësaj deklarate i dha të dhëna më precize agjencisë së lajmeve ‘Reuters’. Sipas tij numri i ampulave në tremujorin e parë të vitit do të jetë rreth 31 milion, afërsisht 60% më pak nga sa ishte planifikuar.

Për tremujorin e dytë ‘AstraZeneca’ nuk ka përmendur ndonjë shifër për numrin e ampulave. Ka qenë e planifikuar, që ‘Astra Zeneca’ në tremujorin e parë dhe të dytë të furnizonte rreth 80 milionë ampula vaksine në të 27 vendet anëtare të BE-së.