Celebrities Gossip Showbiz

Shfaqet joshëse me bikini, Dafina Zeqiri nis pushimet në Tajlandë!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të publikojë projekte shumë unike. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.

Pas një periudhe shumë të angazhuar me projekte dhe koncerte, si edhe pas një periudhe shumë të suksesshme, Dafina mesa duket ka vendosur të marrë pak kohë për veten e saj. Këngëtarja ka udhëtuar për pushime drejt Tajlandës me partnerin e saj të zemrës, Dj Geek. Këtë na e ka treguar me anë të postimeve në Instagram, ku vetëm pak më parë ka marrë gjithë vëmendjen e rrjetit me një foto me bikini përpara pasqyrës, ku dukej tejet joshëse dhe në formë të mrekullueshme.

Një bashkëpunim i papritur ka ardhur nga Dafina dhe artistët e njohur, Young Zerka, Mc Kresha dhe Dj Geek, të cilët kanë sjellë një remix të këngës “Nafija”, e cila është publikuar para një muaj nga Young Zerka. Ky projekt duket shumë ndryshe nga bashkëpunimet e tjera të artistëve e mesa duket është pritur shumë mirë nga adhuruesit e muzikës së tyre.