Aktualitet

Shifra minimale, vetëm 56 raste aktive në vend!

Shqipëria ka shënuar këtë 29 qershor vetëm një rast të ri me COVID-19 në gjithë vendin. 1 qytetar nga Tirana është infektuar ndërsa asnjë pacient nuk ak humbur jetën.

Ndërkohë në spital ka mbetur vetëm 1 pacient që po merr trajtim, kruse 56 të  tjerë konsiderohen raste aktive.

Po ashtu 8 pacientë kanë fituar betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit duke e tejkaluar shifrën e 130 mijë të atyre që janë shëruar prej fillimit të pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.