Bota

Shifra shqetësuese, OKB: 45 mijë gra dhe vajza u vranë në vitin 2021 nga krimi në familje!

Një raport i publikuar këtë të mërkurë zbuloi se 45,000 gra dhe vajza, më shumë se gjysma (56%) e 81,100 të vrarëve vitin e kaluar në mbarë botën, u vranë nga bashkëshorti, partneri ose të afërmit e tyre.

UN Women dhe Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin thanë se shifrat e larta ishin tejet shqetësuese, por numri i vërtetë i vrasjes së femicideve ku gratë vriten për shkak të gjinisë së tyre, ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë. Afërsisht katër në 10 vdekje në vitin 2021 nuk u llogaritën si femicide sepse nuk kishte të dhëna të mjaftueshme. Shifrat zyrtare për vrasjen e grave kanë mbetur kryesisht të pandryshuara gjatë dekadës së fundit.

Vitin e kaluar, numri më i lartë i femicideve nga të afërmit ishte në Azi, me 17,800 vdekje. Megjithatë, gratë dhe vajzat në Afrikë ishin më të rrezikuara për t’u vrarë nga anëtarët e familjes.

Fillimi i pandemisë Covid në vitin 2020 përkoi me një rritje të konsiderueshme të femicideve në Amerikën e Veriut dhe Evropën perëndimore dhe jugore. Të dhënat nga 25 vende në Evropë dhe Amerikë tregojnë se rritjet ishin kryesisht për shkak të vrasjeve të kryera nga anëtarë të familjes, përveç burrave dhe partnerëve.