Celebrities Gossip Showbiz

Shifra të çmendura! Elita Rudi ironizon “Nusret”…

Elita Rudi edhe pse jo pjesë aktive e televizionit që kur u bë nënë për herë të parë me djalin e saj Zëri, gjithmonë ka arritur të jetë në vëmendjen e mediave.

Herë me video-t ‘funny’ duke kërcyer me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko e herë duke postuar fëmijët e saj, prezantuesja bukuroshe nuk ‘humbi’ gjatë periudhës së saj të pauzës edhe nga rrjetet sociale.

Elita shpesh publikon momente të përditshmërisë së saj dhe kështu ka bërë dhe së fundmi. Me anë të një postimi në Instagram, prezantuesja ka treguar se së fundmi ka qenë në restorantin e kuzhinierit të famshëm ‘Nusret’ gjatë pushimeve të saj familjare në Turqi.

Mirëpo, mesa duket çmimet e restorantit i janë dukur shumë të shtrenjta Elitës dhe ka vendosur ta ironizojë këtë në rrjete sociale. Teksa ka publikuar faturën në Instagram, ajo është shprehur gjithashtu se hamburgerët e Prishtinës janë më të mirë.

Rikujtojmë se, së fundmi, në një bisedë me ndjekësit e saj me ‘Ask me a question’ në Instagram-in e saj, Elita ka zbuluar se së shpejti do t’i rikthehet ekranit. Mami Elita u kujdes për fëmijët e saj dhe tani duket t’i kthet pasioni të saj si prezantuese.

Pak kohë më parë, në një bisedë online me ndjekësit e saj, Elita bashkëshortja e reperit Gjiko është pyetur nëse e shqetësojnë duetet e Gjikos dhe ajo ka treguar se nuk e ka problem këtë gjë pasi është puna e tij.

Nuk e kam problem. E lë të bëjë punën e vetë.