Botë e Çuditshme Travel

Shifra të “çmendura”, ja sa kushton një vend parkimi në Hong Kong!

Një vend parkimi në Hong Kong është shitur për 1,3 milionë dollarë, duke e bërë kështu vendin me parkimet më të shtrenjta në botë. Gjithçka është më e shtrenjtë në Hong Kong, për shkak të hapësirës së pakët, por shifra të tilla nuk ishin parë ndonjëherë.

Në vitin 2019, një tjetër vend parkimi aty u shit për 969 mijë dollarë, por me sa duket ky rekord është thyer tashmë. Vendi i parkimit i shitur ishte pranë një kompleksi godinash ultra-luksoze në zonën rezidenciale elitare “The Peak”, ku ndodhen edhe disa prej shtëpive më të shtrenjta në ishull.

Muajt e fundit, shifrat e apartamenteve dhe banesave janë rritur ndjeshëm. Në maj, një shtëpi në këtë zonë u dha me qira me një çmim marramendës prej 210 mijë dollarësh në muaj.

Të lodhur nga kufizimet e udhëtimit për shkak të pandemisë, Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë ka një zgjidhje interesante për këtë. Çfarë mendoni ju? Një “portë virtuale” në kohë reale me njerëz në një qytet tjetër!

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për qytetin që instaloi një “portë” rrethore për portalin pranë stacionit të tij të trenit që lidhet me një portal në Lublin, Poloni, rreth 600 kilometra larg.