Sociale

Shifra të larta infektimesh nga COVID, por asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Vazhdojnë të jenë të larta shifrat e infektimeve nga COVID-19 krahasuar me disa javë më parë, gjatë 24 orëve e fundit janë shënuar 271 raste të reja.

Ndryshe nga një ditë më parë ku u regjistruan 277 raste, sot ka pasur një ulje vetëm prej 6 raste infektimesh.

Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Janë kryer 1035 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 271 qytetarë, në këto bashki:

183 në Tiranë, nga 9 qytetarë në Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, 8 në Sarandë, 7 në Berat, 5 në Krujë, nga 4 qytetarë Himarë, Elbasan, nga 3 qytetarë në Durrës, Patos, Lushnje, nga 2 qytetarë në Shkodër, Divjakë, Përmet, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Tropojë, Mirditë, Selenicë, Korçë, Kolonjë, Kuçovë, Gramsh. Janë 1,243 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë, gjithashtu janë shëruar 73 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,471 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Qershor 2022)

Raste të reja ditore 271

Të shëruar në 24 orë 73

Të shtruar në spitale 8

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 1035

Testime totale 1,841,267

Raste pozitive 278,211

Raste të shëruara 273,471

Raste Aktive 1,243

Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 929

Fier 86

Vlorë 72

Durrës 33

Lezhë 26

Gjirokastër 22

Korçë 20

Elbasan 18

Berat 18

Shkodër 13

Dibër 4

Kukës 2