Food & Drink Lifestyle

Shija është po e njëjtë, shkenca ofron për ju kafen e prodhuar në laborator!

Problemi global mjedisor, i cili është kthyer në një emergjencë vitet e fundit, po shtyn shumë kompani të rishikojnë prodhimin e ushqimeve dhe pijeve të caktuara, duke menduar për metoda alternative, ndoshta më të qëndrueshme dhe sigurisht më teknologjike. Pas të ashtuquajturit mish sintetik, i cili mund të mos jetë shumë miqësor me mjedisin, tani vjen kafeja po aq sintetike, një pije që imiton shijen e kafesë së vërtetë, e prodhuar nga qelizat bimore të rritura në laborator.

Ideja vjen nga Qendra Kërkimore Teknike (VTT) në pronësi të shtetit finlandez, ku një ekip studiuesish ka kultivuar qeliza bimore të marra nga një kampion i një bime kafeje, duke i transferuar më pas në bioreaktorë (përshpejtuesit e rritjes) për të gjeneruar biomasë shtesë. Pasi analizuan biomasën, studiuesit kryen pjekjen në furrë dhe sipas ekspertëve, të cilët ishin të parët që shijuan një filxhan të bërë nga kjo kafe e rritur in vitro (e quajtur gabimisht sintetike), shija e pijes kujton pikërisht atë të kafesë klasike.

Ajo që shkenca ofron është një kafe e mirë dhe e vërtetë, e cila ka një ndikim mjedisor dhe social në nivel global. Në fakt, kërkesa e madhe për kafe çon në një nevojë gjithnjë në rritje për tokë të punueshme, duke nxitur kështu shpyllëzimin (me të gjitha pasojat që kjo sjell), veçanërisht në zonat delikate të pyjeve tropikale. Heiko Rischer nga VVT thotë se:

Kafeja e prodhuar në laborator mund të jetë një zëvendësuese e vlefshme ndërsa një prodhim masiv i kafesë konvencionale ndikon negativisht në mjedis dhe nënkupton shfrytëzimin e punës së komuniteteve lokale.

Ndërkaq, ju sjellim në vëmendje rastin e Keith Tan, miliarderi që bëri biznesi me robotët që bëjnë kafe. Në vitin 2015, 41-vjeçari vendosi të linte punën si financier për të ndryshuar jetën e tij. Ai krijoi zinxhirin e tij të kafeneve. Ai i vendosi ato në vende strategjike në Singapor dhe Japoni: zyra, aeroporte dhe stacione transporti.

Surpriza për klientët që hynin në këto objekte ishte se aty nuk kishte personel njerëzor. Në vend të kamarierëve kishte vetëm një makineri të quajtur “Ella”. Ky robot është i aftë që të përgatisë, në vetëm pak sekonda, deri në 300 kombinime kafeje, nga një kapuçino deri në një “latte”. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.