Music Selected By

Shijojeni të dielën tuaj me “Selected By” nga Danko Dj!

Gjithmonë dita e dielë është për t’u argëtuar dhe për të kërcyer nën tingujt e një muzike të përzgjedhur. Është dita perfekte për të rikuperuar energjitë e humbura gjatë javës në punë, shkollë apo dhe prej komunikimit me shumë njerëz. Sidoqoftë, Top Albania Radio ju vjen gjithmonë në ndihmë çdo të dielë në orën 20:00, me një maratonë dy orëshe me muzikën më të mirë që mund të dëgjoni.

Me “Selected By”, tashmë një program shumë i dashur për të gjithë ju, ku këtë herë do të jetë nën drejtimin e DeeJay-t më të kërkuar në jetën e natës, Danko Dj.

Sonte do të jeni nën shoqërinë e tingujve dhe rrymave të ndryshme  dhe sigurisht nuk mund të mungojnë këngët që preferohen dhe dëgjohen nga të gjithë, ato komerciale. Si gjithmonë, këshilla jonë nuk duhet harruar që të ndizni radion dhe të ngrini volumin deri në maksimum për të shijuar muzikën e mirëpërzgjedhur nga Dj jonë tepër i talentuar, Danko Dj.