Bota Botë e Çuditshme

Shikoni shpesh mace tek pragu i derës tuaj?! Ja se çfarë ‘fshihet’ pas kësaj…

Në kultura të ndryshme, ka disa kuptime dhe simbole që lidhen macet. Në Indi besohej se nëse në shtëpinë tuaj vjen macja e dikujt, së shpejti do të ketë dasmë ose do të keni një zgjerim të familjes. Personi i zgjedhur nga kjo kafshë si pronar, së shpejti mund të presë ndryshime të lumtura në jetë. Besohej se një kotele e adoptuar mbron familjen nga energjia e pafavorshme.

Një mace shtatzënë në pragun e derës është edhe provë edhe shenjë e mirë. Ata nuk do të vijnë në një shtëpi ku mbretëron kaosi energjetik, por tërhiqen nga vendet që rrezatojnë energji pozitive. Shfaqja e saj në pragun e derës tregon se ju presin fati, suksesi dhe mbarësia, veçanërisht nëse kujdeseni për kotelet ose i adoptoni.

Një mace që endet në shtëpinë e një personi të vetmuar mund të tregojë një takim të afërt me shpirtin binjak, por edhe përparim në karrierë për ata që kanë nisur një punë të re. Ndërkaq, adoptimi i një koteleje tani mund t’ju japë mundësinë e një udhëtimi falas me avion. “Frontier Airlines” ka ofruar kupona falas për njerëzit që adoptojnë një nga tre kotelet e quajtura Spirit, Delta dhe Frontier nga Fondacioni i Kafshëve në Las Vegas.

Një përfaqësues i Frontier Airlines tha për CNN se adoptuesit që marrin në shtëpi një nga macet do të marrin dy kupona me vlerë 250 dollarë, për një total prej 500 dollarësh. Rikujtojmë, se faqja “All About Cats” ka shpallur se cilat janë kafshët shtëpiake më të pasura në botë. Mes tyre është edhe macja skoceze e Taylor Swift, pasuria neto e së cilës vlerësohet në 97 milionë dollarë. Më pas është një mace tjetër, e njohur si Nala Cat, pasuria e së cilës vlerësohet në 100 milionë dollarë.