Art & Kulturë

Shitet në ankand çelësi i dhomës ku ndërroi jetë Napoleon Bonaparti!

Çelësi i dhomës ku perandori francez Napoleon Bonaparti kaloi momentet e tij të fundit është shitur për 111.700 dollarë, në një ankand në Londër. Artefakti me gjatësi 13 centimetra u ble më shumë se 16 herë nga vlera e tij e parashikuar nga një blerës i paidentifikuar në një ankand të Sotheby’s.

Çelësi i ndryshkur i përket derës së një dhome në ishullin atlantik të Shën Helenës, ku perandori francez vdiq si i burgosur britanik më 5 maj 1821.

“Në këtë ankand pati 11 blerës potencialë”,-tha David Macdonald nga Sotheby’s. Perandori francez u dëbua në ishullin e largët britanik, pas disfatës së trupave të tij në Betejën e Vaterlosë, në 1815.