Auto & Moto

Shitet në ankand Ferrari ikonik i frymëzuar nga “Ferris Bueller’s Day Off”!

Ferrari ikonik i frymëzuar nga “Ferris Bueller’s Day Off” u shit së fundmi në ankand për 337,500 €. Ferrari i vërtetë, Kaliforni Spyder është një nga makinat klasike më të kërkuara dhe shitet për mbi 15 milionë dollarë, kjo është edhe arsyeja pse prodhuesit zgjodhën të porosisin Modena Design & Development për të bërë tre kopje shumë të detajuara për filmin e vitit 1986.

Kjo Ferrari u përdor në skenën në të cilën Cameron Fry, i luajtur nga Alan Ruck, hedh automjetin e babait të tij nga dritarja e garazhit në pyllin aty pranë. “Kjo makinë u ndërtua dhe u përdor ekskluzivisht për këtë skenë të paharrueshme pasi u hodh mbrapsht përmes xhamit të garazhit të babait të Cameron dhe u ul në tokë,” tha Heritage Auctions në faqen e saj të internetit.

Kjo “makinë” është një objekt nga peisazhi dhe nuk funksionon. Në të njëjtin ankand, pulovra e veshur nga ylli Matthew Broderick u shit për 143,770 dollarë. Rikujtojmë, se së fundmi Ferrari ka prezantuar një supermakinë, me një motor prej 1000 kuajsh fuqi, por që nuk mund të blihet nga askush. Arsyeja është se marka e famshme italiane e ka “prodhuar” këtë mjet vetëm për 25-vjetorin e video-lojës Gran Turismo. Ferrari Vision Gran Turismo ka një pamje të jashtme shumë të “egër”, kjo edhe për faktin se krijuesit e saj nuk kanë pasur kufizimet që kanë kur prodhojnë një Ferrari të vërtetë.