Botë e Çuditshme Travel

Shitet në ankand për çmimin marramendës avioni i diktatorit rumun!

Avioni që dikur përdorte diktatori rumun Nicolae Causescu u shit për 120 mijë euro në një ankand. Çmimi i fillestar për avionin tip “Rombac”, prodhuar në vitin 1982, ishte 25 mijë euro dhe tërhoqi vëmendjen e dhjetëra koleksionistëve.

Rumania u bë gjatë viteve 70-80 lider e prodhimit të avionëve në Evropën Lindore pas licencimit nga Korporata Britanike e Aviacionit. Avioni i pasagjerëve “Rombac” është i pari që është prodhuar në Rumani dhe ishte pjesë e flotës personale të udhëheqjes komuniste në periudhën 1986-1989 kur Causescu u përmbys nga pushteti dhe u ekzekutua me bashkëshorten Elena.

Nuk është e sigurt nëse Causescu udhëtoi personalisht me këtë avion, pasi burime të ndryshme thonë se ai preferonte më së shumti avionin amerikan tip Boeing 707. Krahas avionit, një makinë luksoze tip “Paykan Hillman-Hunter” dhuruar Causescut në vitin 1974 na udhëheqësi iranian Shad Mohammad Reza Pahlavi u shit për 95 mijë euro pas çmimit fillestar 4 mijë euro.

Ne ndërkaq ju rikujtojmë, se X-44 MANTA, që është shkurtesë për “Multi-Akis No Tail Aircraft”, është derivat i dizajnit legjendar të F-22 nga kompania amerikane “Lockheed Martin”, që ka një pamje si në skenat e filmave fantastiko-shkencor. Siç shkruan revista “Air Force”, “Lockheed Martin” ndoshta ka dizajnuar deri në gjashtë aeroplanë të ndryshëm që janë të ngjashëm me F-22 Raptor, që i janë ofruar për përdorim forcave ajrore amerikane.