Auto & Moto

Shitet në ankand për çmimin marramendës Ferrari F40!

Nuk është aspak e thjeshtë të shesësh një Ferrari F40. Së fundmi sipas mediave të huaja, Ferrari u shit në ankand për 2,750,000 dollarë. Makina fantastike u ofrua për shitje dhe ofertat “vërshuan”, kjo ndoshta për shkak të specifikave të saj unike.

Dhe pas “një lufte të madhe” fitoi pjesëmarrësi në ankand i cili ofroi 2,750,000 dollarë. Motori V8 i fabrikës me dy turbo prodhon 471 kuaj fuqi, që është shumë për një makinë kaq të lehtë, por falë ekspertëve, fuqia është rritur në 700 kf. Madje, në variantin për më të guximshmit ai mund të arrijë në pothuajse 1000 kf. Kjo do të thotë se F40 është gjithashtu më i fuqishëm se 296 GTB, i cili përdor një kombinim V6 dhe motor elektrik për të dhënë një total prej 819 kuaj fuqi.

Rikujtojmë, se një Ferrari i zi, që dikur ka qenë në pronësi të legjendës së futbollit në Britaninë e Madhe, David Beckham ka dalë në shitje. Ferrari 360 Spider, mund të blihet për 125,000 euro që është thuajse dyfishi i çmimit normal për këtë model. Duke marrë parasysh kohën kur ish-asi i Manchester United e kishte në pronësi automjetin sportiv, kuptohet se përse çmimi është kaq i lartë.