Fashion Lifestyle

Shitet në ankand për çmimin rekord kjo çantë Hermes!

Çanta është një aksesor, i cili nuk duhet t’ju mungojë asnjëherë. Përveç prakticitetit, ajo gjithashtu i shton pikë veshjes suaj. Nëse e konsideroni veten një fashioniste të vërtetë, nuk duhet t’i kushtoni vëmendje vetëm veshjeve tuaja, por edhe aksesorëve. Së fundmi një çantë dore Hermes arriti një çmim rekord në një ankand të Sotheby’s.

Çanta Himalaya Retourne Kelly 25 u shit për 352,800 euro në një ankand në Paris. Çanta e dorës me lëkurë krokodili në të bardhën e perlës, u shit pothuajse tre herë më shumë se vlerësimi i para-shitjes së Sotheby. Morgane Halimi, drejtuese globale e çantave dhe aksesorëve në Sotheby’s tha se:

Ky model shihet si një investim i vërtetë për një afat të gjatë. Është gjithashtu një nga çantat më të vështira për t’u marrë në një butik Hermes, duke ndihmuar në shpjegimin e çmimit të rishitjes.

Çmimi rekord për një çantë luksoze në ankand mbahet ende nga Christie’s, shtëpia e ankandeve në pronësi të Francois Pinault, e cila shiti një çantë Himalaya Retourne Kelly për 793,668 dollarë nëntorin e kaluar. Ajo kishte pjesë diamanti dhe ishte pak më e madhe. Christie’s po zhvillon një shitje duke filluar më 3 nëntor që do të përfshijë një çantë Himalaya Sellier Kelly 25, e prodhuar gjithashtu këtë vit.

‘Hermes International’ po përpiqet të rrisë kapacitetin e saj të prodhimit për produkte lëkure, sepse kërkesa tejkalon ofertën. Rikujtojmë, se shtëpia franceze e modës luksoze, Hermes nga ana tjetër krijoi një linjë me çanta, tërësisht e realizuar me perime. Aktualisht, tri modele të perimeve të ndryshme u publikuan duke riinterpretuar çantën e kultit nëpërmjet aranzhimeve krijuese të shpargut, lakrës dhe trangujve.