Një pikturë e përshkruar si një kryevepër, e cila u gjet rastësht në një qese plastike pasi ishte vjedhur, u shit së fundmi për 22.3 millionë dollarë në ankand. “Rest On The Flight Into Egypt”, pikturuar nga mjeshtri venecian Titian kur ishte vetëm 20 vjeç në 1510, u shit nga shtëpia e ankandeve në Londër. Vepra u vodh nga shtëpia madhështore Longleat në Wiltshire në vitin 1995, por u gjet shtatë vjet më vonë pa kornizën e saj në një qese plastike në Londër dhe u shit së fundmi.
Piktura, e cila përshkruan Marinë duke përqafuar Jezusin ndërsa Jozefi shikon, është 60 cm e gjerë dhe e pikturuar në një panel druri. Vepra e artit ka pasur shumë pronarë gjatë viteve, duke përfshirë perandorin austriak Joseph II, përpara se të ekspozohej në Pallatin Belvedere në Vjenë.
Trupat franceze më pas plaçkitën pallatin dhe morën pikturën në 1809 për ta vendosur në Muzeun e Napoleonit. Më vonë, ajo u zotërua nga një pronar skocez përpara se të blihej në vitin 1878 në një ankand të Christie’s. Pasi u vodh në 1995, vepra u gjet në vitin 2002 nga ish-detektivi i Scotland Yard, Charles Hill.