Tech

Shitet postimi i parë në Twitter…

Një biznesmenit në Malajzi i është shitur për 2.9 milionë euro postimi i parë në Twitter i shpikësit të Twitter-it, Jack Dorsey. Postimi ishte publikuar më 21 mars të vitit 2006 dhe thonte: “Vetëm po e vendos tweet-in tim”.
Postimi është shitur në një ankand për bamirësi.

Blerësi nga Malajzia, Sina Estavi, e krahasoi blerjen e postimit me blerjen e një pikture të Mona Lizës. Postimi u ble, duke përdorur kriptomonedhën eter, një rival i Bitcoin-it.

Ky është vetëm një tweet. Mendon që vite më vonë njerëzit do ta kuptojnë vlerën e vërtetë të postimit, si të pikturës së Mona Lizës.

Ndërkaq, piktura më e madhe e botë, e ndarë në 70 seksione, sa 6 fusha tenisi është shitur për 62 milionë dollarë në një ankand në Dubai dhe paratë kanë shkuar për bamirësi.