Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë e shtyu Emina Çunmulajn të ‘thumbonte’ Joe Biden dhe Bill Gates?!

Supermodelja e njohur shqiptare e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Emina Çunmulaj, duket se është e pakënaqur me situatën aktuale në Amerikë. Kjo pasi këto ditë, kontinenti amerikan po përballet me mungesë të ‘baby formula’ që në SHBA njihet si qumësht i parë, një ushqim i prodhuar dhe i projektuar për ushqyerjen e foshnjave nën 12 muajsh.

Ajo bëri një reagim në rrjetin social Instagram, duke fajësuar për mungesën e këtij produkti në treg Shtëpnë e Bardhë dhe presidentin aktual Joe Biden.

Më vjen neveri, kjo është Amerika me presidentin që unë nuk e votova! Faleminderit ju që e votuat, shijojeni presidentin tuaj! Dhe pse Bill Gates është duke investuar në prodhimin e ‘baby formula’? E dyshimtë!

Kështu modelja shqiptare la të kuptohet se nuk ka qenë një përkrahëse e Joe Biden-it në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, por rivalit të tij politik, ish-presidentit Donald Trump me të cilin edhe ka pasur rastin të takohet edhe personalisht. Ndërkaq, prindërit dhe gratë shtatzëna në mbarë botën janë të ekspozuar ndaj marketingut agresiv të qumështit formulë për fëmijë, sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Raporti jep detaje për praktikat shfrytëzuese të marketingut të përdorura nga industria e qumështit formulë për foshnjat dhe tregon se prindërit, veçanërisht nënat, po targetohen në mënyrë tinëzare dhe të vazhdueshme në internet. Sjellim në vëmendje se të shumta ishin lajmet dhe kritikat që vërshuan pasi motra e modeles së njohur Emina Çunmulajt, Pepi publikoi në rrjetet sociale një fotografi të sajën ku shihej duke puthur një poster të presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe krah saj shkruante: “E ardhmja është e ndritur”.