Sport

Shkarkohet Solskjaer, për stolin e Manchester United përflitet edhe emri i Zidan.

Humbja 4-1 përballë Watford-it ishte kulmi i durimit për drejtuesit e Manchester United, që më në fund morrën vendimin për shkarkimin e norvegjezit Ole Gunnar Solskjaer si trajner i Manchester United.

Këtë, djajtë e bënë të ditur me anë të një komunikatë në rrjetet e tyre sociale.

“Manchester United mund të konfirmojë që Ole Gunnar Solskjaer është larguar nga pozita e tij si trajner”.

“Faleminderit për të gjitha, Ole”, shkruajnë ata.

Ole erdhi si zëvendësim i Jose Mourinho-s në fund të vitit 2018, dhe klubin e udhëheqi për tre vite.

Përkundër disa fitoreve të mëdha dhe kualifikimeve në Champions League, Ole nuk arriti të fitojë asnjë trofe si trajner i djajve të kuq.

Javëve të fundit, humbja përballë Liverpool-it, City-t e luhatën pozitën e tij, kurse humbja përballë Watford ishte përfundimtarja.

Pozitën e tij do e marrë përkohësisht Michael Carricks, derisa Manchester United të emëroj një trajner tjetër.

Emrat më të përfolur janë Zinedine Zidane dhe Brendan Rodgers.