Aktualitet

Shkatërrohet banda italo-shqiptare e trafikut të drogës, drejtohej nga 3 shqiptarë!

Një operacion anti-drogë është zhvilluar në bashkëpunim mes SPAK-ut dhe autoriteteve italiane duke shkatërruar një bandë italo-shqiptare. Gjatë konferencës së përbashkët për mediat u bë e ditur se janë lëshuar 43 urdhër-arreste në të dyja vendet dhe janë sekuestruar 4 milion euro.

Banda vepronte në Bergamo të Italisë e po ashtu në Durrës. Kreu i SPAK-ut, Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani bëri të ditur se në Shqipëri janë lëshuar 21 urdhër-arreste, por janë ekzekutuar vetëm 15 që janë pas hekurave, ndërsa njëri është në arrest shtëpie.

Emrat e tyre janë:

Braniol Ago

Gernard Ago

Emirajana Beu

Dorian Beu

Syrjan Tola

Oltion Lala

Ramazan Grada

Florid Vukaj

Gjergj Zefi

Renato Zefi

Rexhep Dallupi

Alferd Luli

Saimir Prenga

Fabio Prenga

Françesko Çeçi

Ilir Duro

Lulzim Selimi

Dhimitër Nina

Eledjo Dedej

Enkeleda Bakalli

Trafiku ndërkombëtar i drogës drejtohej nga tre shqiptarë. Ndërkohë, operacioni vijon për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Si rezultat i këtij hetimi të përbashkët është bëri i mundur të sekuestrimi i sasive të mëdha të drogës.  Veprimtaria kriminale e këtij grupi ishte e përqendruar kryesisht në Durrës sa i përket Shqipërisë.  Hetimet kanë bërë të mundur evidentimin e tre drejtuesve të grupit kriminal që janë tre shqiptarë, të cilët kanë drejtuar dhe organizuar trafikun ndërkombëtar të drogës.

Janë ekzekutuar në total që prej fillimit të hetimeve në total 119 masa të parandalimit personal, duke përfshirë arrestimet në flagrancë, arrestimet me vonesë dhe urdhrat e paraburgimit (që vijojnë të kryehn në Shqipëri);  Sekuestrimi i mbi 120 kilogramë kokainë të importuar nga Holanda dhe mbi 15 kilogramë heroinë shumë të pastër, të rafinuar për t’u shpërndarë më pas tek klientët, në dy laboratorë – objekt sekuestroje – të vendosura në provincat e Kremones dhe Milanos;

Sekuestrimi i më shumë se 129 kilogramëve marihuanë dhe 92 kilogramë hashash. Me referencë specifike për marijuanën, farat përkatëse u importuan në Itali për kultivim në terren në dy serra (gjithashtu të sekuestruara) të krijuara brenda po aq fermave të vendosura përkatësisht në provincat Mantua dhe Modena; Sekuestrimi parandalues ​​i aseteve dhe burimeve financiare në shumën totale prej 5,068,340,00 euro.