Bota

Shkelën të drejtat e njeriut, BE sanksionon gjyqtarët iranianë!

Bashkimi Evropian ka vënë në shënjestër një imam, një klerik dhe tre gjyqtarë në Iran, duke i akuzuar ata për shkelje të të drejtave të njeriut sipas sanksioneve të reja të publikuara sot.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha përpara marrëveshjes se sanksionet e fundit tregojnë se BE-ja “nuk po mbyll një sy” ndaj abuzimeve të të drejtave të njeriut në Iran duke vlerësuar guximin e protestuesve.

Në total, tetë individëve u ndalohen udhëtimet në BE dhe çdo pasuri e tyre në bllok do të ngrihet për shkak se ata kanë shkelur të drejtat e njeriut.

“Këshilli i Lartë i Revolucionit Kulturor, një organ politik, ishte gjithashtu në shënjestër për “caktimin e kufijve” në veshjen dhe edukimin e grave”, sipas sanksioneve.

Që nga tetori, BE-ja ka vënë në shënjestër 204 individë dhe 34 organizata për mbeshtetjen e Teheranit, i cili mori masa të ashpra ndaj demonstruesve antiqeveritar.