Bota

Shkeli këshillën që ai vetë u kishte dhënë qytetarëve, Kryebashkiaku i Denverit kërkon falje publike

Kryebashkiaku demokrat i Denverit në Shtetet e Bashkuara u detyrua të kërkojë falje publike, pasi shkeli këshillën që vetë u kishte dhënë qytetarëve, të shmangnin udhëtimet për Festën e Falenderimeve. Në një mesazh në Twitter, Michael Hancock u bëri thirrje banorëve “të organizojnë vetëm takime virtuale”.

Vetëm disa orë më vonë, Kryebashkiaku udhëtoi vetë drejt Missisipi-t për të kaluar festën me bashkëshorten dhe vajzën. Janë milionë amerikanë që këtë të enjte kanë mbushur aeroportet për të kaluar “Ditën e Falenderimeve” me të afërmit, ndërkohë që vendi është goditur keq nga koronavirusi.