Celebrities Showbiz

Shkëlqeu tek “Hannah Montana”, por aktorja e njohur zbulon se nuk e ka parë kurrë serialin!

Aktorja e njohur amerikane Emily Osment, zbuloi se nuk e kishte parë kurrë në të vërtetë “Hannah Montana”, pavarësisht se kishte luajtur rolin e shoqes së këngëtares Miley Cyrus në ekran për pesë vite me radhë. Emily, e cila luajti shoqen më të mirë të Miley-t, Lilly-n, zbuloi në podcast-in “Chicks” se ajo ende nuk e ka parë serialin apo filmin. Kur u pyet nëse ajo është kthyer për të parë episodet e vjetra, Emily u përgjigj:

Unë mund t’ju them se nuk e kam parë atë asnjëherë, a është e tmerrshme? Mbaj mend kur shikoja premierën, sepse ata bënin një festë për ne në skenë dhe ishte një kohë kaq e bukur dhe ne nuk e kishim idenë se çfarë do të ishte.

Aktorja e “Pretty Smart” tha se aktorët ishin në gjysmë të sezonit të xhirimeve një herë kur doli në skenë dhe mund të shikonin reagimin e madh të audiencës. Emily shprehet se:

Ndryshimi i menjëhershëm që ne ndjemë ishte aq i çuditshëm.

Në fakt, dukej se suksesi i shfaqjes ndryshoi marrëdhënien e saj me Miley. Emily tha se:

Miley vinte me mua në vallëzimet e mia në shkollë dhe askush nuk e dinte se kush ishte dhe pastaj gjithçka ndryshoi dhe kjo ishte shumë e çuditshme. Jam mirënjohëse për përvojën e “Hannah Montana”, sepse më dha përgjegjësi dhe qëllime në një moshë të re.

Miley duket se e rikujton me nostalgji atë kohë. Kohët e fundit festoi 15-vjetorin e serialit, e cila luajti nga viti 2006 në vitin 2011. Vitin e kaluar, këngëtarja madje u ribashkua me Emily gjatë një videoje në Instagram, duke thënë se:

Jam e nderuar ta quaj atë shoqen time brenda dhe jashtë ekranit për më shumë se një dekadë. Unë do të jem gjithmonë me të kur ajo të ketë nevojë.