Pasò Sport

Shkëlqim Muça për çmimin “Mjeshtër i Madh” më kishin harruar, por e korrigjuan gabimin!

I talentuar dhe virtuoz me topin, asistues brilant, i dalluar për fantazinë në fushë, sulmues befasues dhe rezultativ, Shkëlqim Muça u kthye në një sportist frymëzues për gjeneratat e reja.

Mbrëmjen e djeshme ai ishte i ftuar në emisionin sportiv “Pasó” në Top Albania Radio.

Gjatë intervistës, nuk mund të lihej pa përmendur dekorimi tij nga presidenti i Shqipërisë si “Mjeshtër i Madh” më 20 janar të këtij viti.

Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë, ish-futbollisti i shquar i Tiranës dhe Kombëtares, si dhe trajneri i disa skuadrave në futbollin shqiptar, ka marrë titullin “Mjeshtër i Madh”. Prej kohësh Presidenti Ilir Meta po jep dekorata dhe tituj të ndryshëm për figurat e spikatura të sportit ndër vite.

Ndërsa u pyet se si e priti këtë çmim të rëndësishëm dhe si shkuan festimet, Muça zbulon se dekorimi ndodhi me vonesë, një harresë e vogël, por që u rregullua.

Në nëntor janë nderuar rreth 10 lojtarë të Tiranës, ndoshta kanë harruar… dhe pastaj presidenti u bë sebep dhe këtë çmim ma ka dhënë ai personalisht, jo nga klubi.