Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Shkëlqimi i Michelle Dockery në tapetin e kuq mban “firmën” e stilistes Nensi Dojaka!

Aktorja e njohur angeleze, Michelle Dockery së fundmi në premierën e serialit të Netflix “Anatomy of a Scandal” shkëlqeu dhe veshja e saj ishte e gjitha e krijuar nga stilistja shqiptare super e talentuar, Nensi Dojaka. Aktorja e cila luan Kate Woodcroft në serial, kishte veshur një fustan të zi dhe të gjatë, me një të çarë deri në kofshë. Fustanet me detaje të tilla prerjesh tashmë janë bërë sinonim i Dojaka-s, e cila është edhe emri që qëndron prapa dukjeve mahnitëse të shumë VIP-ave ndërkombëtare.

Fustani kishte një dekolte dhe një shpinë të hapur. Ylli e kishte kombinuar fustanin me disa byzylykë prej ari në të dy kyçet e dorës. 40-vjeçarja kishte veshur një palë këpucë të zeza me taka të larta me rripa. Grimi i saj ishte minimalist, e ndërsa flokët i kishte kapur në një topuz të çrregullt. Rikujtojmë, ndërkaq se filmi i shumëpritur “Spider-Man: No Way Home” pati premierën botërore në Los Angeles para disa ditësh dhe Madison Beer ishte në mesin e yjeve që u shfaqën në tapetin e kuq.

Beer kishte vendosur që atë mbrëmje të veçantë të vishte një fustan të kuq. Për fustanin e yllit u kujdes stilistja shqiptare e cila tashmë po bëhet një emër kryesor në industrinë e modës në botë, Nensi Dojaka. Dojaka po bëhet gjithmonë e më e famshme në botën e modës. Shume vajza të njohura të botës së showbiz-it si Bella Hadid, Hailey Bieber, Zendaya dhe Emily Ratajkowksi kanë përqafuar stilin e Nensit dhe kanë veshur në disa evente të rëndësishmë krijimet e mahnitshme të saj.

Stilistja 28-vjeçare fitoi dy nga vlerësimet më prestigjioze të industrisë: Çmimin ‘LVMH’ dhe Çmimi i Fondacionit të Këshillit Britanik të Modës për talentet në zhvillim. Por suksesi nuk mbaron me kaq. Ajo së fundmi ka shkëlqyer me koleksionin Vjeshtë-Dimër 2022 në Javën e Modës në Londër.