Politikë

Shkëlzen Berisha shfaqet në protestë në përkrahje të të atit, shmang kamerat

Protestës së opozitës i është bashkuar edhe Shkëlzen Berisha, djali i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha.

I pyetur nga gazetarët se cila ishte arsyeja që ai ishte bërë pjesë e kësaj proteste, Berisha preferoi që të mos jepte shumë komente.

“Protestoj për të njëjtat arsye për të cilat po protestonin edhe qytetarët e tjerë. Kjo protestë nuk është për mua, prandaj nuk dua ta vazhdoj këtë intervistë,”-tha Berisha. Ndërsa refuzoi të përgjigjej më tej duke thënë se nuk dëshironte të vijonte më tej intervistën.