Health & Beauty Lifestyle

Shkenca ju ‘sfidon’ të gjithë ju që jeni të fiksuar pas smartphone-ëve tuaj!

Studimet e fundit nga “Digital Awareness” U.K. dhe konferenca “Headmasters and Headmistresses” kanë arritur në përfundimin se më shumë se gjysma e adoleshentëve e kontrollojnë telefonin të paktën 10 herë pasi shtrihen në krevat. Sipas një artikulli të fundit të publikuar në ‘BBC’, studimi që pati në fokus 2,700 studentë mes moshës 11 dhe 18 vjeç, nxori rezultate të frikshme për studiuesit.

45% e adoleshentëve e kontrollonin telefonin në përpjekje për t’i zënë gjumi, ndërsa 90% e tyre rrinë në mediat sociale. Në artikull thuhet se:

Nga ky grup, 75% dëgjojnë muzikë dhe më shumë se gjysma e kësaj, 57%” shohin filma.

Shumë adoleshentë thonë se prindërit e tyre nuk i kontrollojnë se çfarë shohin në telefon, nëse është apo jo e shëndetshme për ta ajo mënyrë e kalimit të kohës. E gjithë kjo nuk është surprizë. Të gjithë pjesëmarrësit thonë se do t’u mungonte diçka nëse nuk do të kontrollojnë edhe një herë telefonin para se të flenë. Por për studiuesit po.

Ata nuk e këshillojnë këtë varësi të tepruar tek adoshentët, të cilët zgjedhin telefonin në vend të një libri në darkë. Sipas “Psychology Today”, fenomeni që po u ndodh sot këtyre të rinjve njihet si një “Fear of Missing Out” (FOMO) (frika nga mungesa e diçkaje), e cila provokon shpesh sjellje të pahijshme, në rast se bëhet e shpeshtë.

Kjo lloj ndjesie provokon ankth, çekuilibër mendor dhe paqëndrueshmëri, luhatje humori, si dhe ndjesinë se të gjithë njerëzit e tjerë po kënaqen me mënyrën e tyre të të shijuarit në mediat sociale. Po kështu, organizata këshillon një lloj “digital detox:” lënie e telefonit të paktën 90 minuta para se të flini.

Rikujtoujmë se aktorja e njohur, Penelope Cruz, nuk i lejon fëmijët e saj të kenë rrjete sociale deri në moshën 16-vjeçare. Ajo mendon se mbajtja e tyre larg rrjeteve sociale si “Instagram” apo “Twitter”, për sa më shumë kohë që është e mundur, ndihmon në mbrojtjen e shëndetit të tyre mendor. Po ashtu ajo tregoi se fëmijëve të saj nuk u lejohet të kenë telefona personal deri sa të rriten.