Lifestyle

Shkencëtarët zbulojnë pse pandat gjigante e kanë ngjyrën e gëzofit të bardhë dhe të zezë!

Ato janë shumë të lehta për t’u dalluar në një kopsht zoologjik dhe dallohen menjëherë nga gëzofi i tyre i veçantë bardh e zi. Por për vite me radhë, shkencëtarët janë përpjekur të zbulojnë pse panda gjigante ka vetëm këto ngjyra, pavarësisht se jeton në pyje shumëngjyrëshe në natyrë.

Epo, pas analizimit të fotografive të 15 pandave të egra gjatë shtatë viteve, një ekip studiuesish nga tre kombe të ndryshme kanë arritur në përfundimin se gëzofi i tyre bardh e zi është në fakt forma më e mirë e kamuflimit të pandave.

Ata i kanë publikuar gjetjet e tyre në revistën “Scientific Reports” dhe thonë se gjithçka ka të bëjë me mbrojtjen e gëzofit. Shkencëtarët nga Universiteti i Bristolit, Akademia Kineze e Shkencave dhe Universiteti i Jyvaskyla në Finlandë thonë se ngjyrosja me këto ngjyra mund t’i ndihmojë ata të shmangin grabitqarët si leopardët, tigrat dhe qentë e egër aziatikë.

Gjetjet e tyre treguan se:

Gëzofi i zi përzihet në nuanca të errëta dhe trungje pemësh, ndërsa gëzofi i bardhë përputhet me gjethin dhe borën kur është i pranishëm, dhe tonet e ndërmjetme pelage përputhen me gurët dhe tokën.

Ata gjithashtu arritën në përfundimin se njolla në gëzofin e tyre mund të ngatërrojë grabitqarët, duke e bërë formën e tyre më të vështirë për t’u zbuluar dhe për rrjedhojë dekurajojnë një sulm të mundshëm. Dr. Ossi Nokelainen, i cili drejtoi studimin tha:

Dëshmitë e rralla fotografike na lejuan të ekzaminojmë pamjen e pandas gjigante në mjedisin e saj natyror për herë të parë. Me ndihmën e analizës së imazhit më të fundit, ne ishim në gjendje t’i trajtonim këto imazhe sikur pandat do të ishin parë nga grabitqari i tyre.