Celebrities

Shkencëtari Dr.Anthony Fauci hedh poshtë aludimet dhe kritikon Nicki Minaj!

Shkencëtari dhe fizikanti i njohur amerikan Dr.Anthony Fauci ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet dhe teoritë që lidhen me vaksinën kundër COVID-19. Konkretisht ka qenë një postim i reperes së njohur Nicki Minaj ku në të cilën ajo shprehej se vaksinat ndikonte negativisht në sistemet riprodhuese të meshkujve, duke dhënë një shembull të një miku të saj.

Por ka qenë vetë këshilltari kryesor i presidentit amerikan Joe Bien, i cili kur është pyetur nga gazetarët dhe nga shtypi gjatë një konference në lidhje me ndikimin e vaksinës në sistemet riprodhuese të meshkujve apo femrave, ai ka sqaruar se:

Përgjigja për këtë është një ‘jo’ e fortë. Nuk ka dëshmi që ndodh, as nuk ka ndonjë arsye mekanike për të imagjinuar se do të mund të ndodhte, kështu që përgjigjja e pyetjes suaj është ‘jo’.

E ndërsa u pyet në lidhje me postimet e bëra nga ana e reperes në rrjetin social Twitter, Dr. Anthony Fauci u shpreh se ajo duhet që të jetë më e kujdesshme me postimet që bën dhe që kanë lidhje me virusin, në një moment ku reperja ka edhe më shumë se 22 milionë ndjekës në Twitter. Ai u shpreh gjithashtu se:

Ajo duhet të mendojë dy herë për përhapjen e informacionit që me të vërtetë nuk ka bazë përveç një anekdote dhe kjo nuk është ajo që shkenca ka të bëjë.

Reperja është shprehur se do të vaksionohet pasi ajo të ketë marrë informacionet e duhura dhe të jetë e bindur plotësisht me veten e saj. Ajo ka shtuar gjithashtu se edhe në eventin madhështor që u mbajt ditën e hënë në ‘Met Gala 2021’ prandaj është kërkuar që të gjithë të pranishmit dhe të ftuarit të jenë të vaksinuar. 38-vjeçarja gjithashtu është shprehur se edhe nëse do vaksinohej nuk do ta bënte kurrë thjesht sa për të marrë pjesë në një “Met Gala”.