Aktualitet

Shkodra ende nën ujë!

Ndonëse moti është përmirësuar prej ditësh, në Shkodër janë ende nën ujë rreth 1 mijë e 140 hektarë tokë bujqësore. Më të prekurat nga përmbytjet janë fshatrat Obot, Muriqan dhe Oblikë.

10 banesa në Obot kanë prezencë uji në oborre, ndërsa niveli i ujit arrin deri në 50 cm. Të gjitha rrugët kanë të kalueshme edhe me makina të vogla. Ndërkohë Bashkia e Shkodrës ka nisur evidentimin e dëmeve në zonat e Bërdicës e Velipojës, ku uji është tërhequr.

Sot do të na shoqërojë mot kryesisht i qëndrueshëm i shtrirë në të gjithë territorin. Temperaturat do të vijojnë të rriten deri në mesditë duke u luhatur në zonat malore 2-10 gradë, në vendet e ulta 7-17 e në bregdet 7-19 gradë Celcius.