Sport

Vetëm 48 orë pas krijimit, shkrihet zyrtarisht Superliga Evropiane

Presioni i madh i tifozëve, i UEFA-s, FIFA-s, qeverive apo federatave, që ishin që të gjitha këto ishin kundër krijimit të SuperLigës Evropiane, bënë që kjo e fundit të pushojë së ekzistuari vetëm 48 orë pas krijimit. Në këtë mënyrë kompeticioni më i ri nga 12 klube, nuk është më.

Ishin ato angleze që fillimisht nisën tërheqjen derisa u bënë 6 zyrtarisht dhe për SuperLigën nuk kishte më kuptim të funksiononte. Pas kësaj në orët e para të ditës së sotme u njoftua zyrtarisht shkrirjen me një komunikatë me synimin për të gjetur një model të ri.

Tashmë pritet reagimi i UEFA-s ndaj klubeve rebele apo ndaj një platformë të re zëvendësuese.

Kryeministri britanik Boris Johnson mirëpriti vendimin e 6 klubeve të Premier Ligës për të mos mbështetur elitën kontroverse “SuperLiga”, e cila sipas tij, mund të shkundë futbollin evropian.

Vendimi për tërheqje, ka ardhur dy ditë pasi klubet britanike, përfshirë Manchester United, Arsenal, dhe Chelsea deklaruan se do t’u bashkoheshin ekipeve spanjolle dhe atyre italiane në garë.

SuperLiga e re, me bazë në Madrid, është prezantuar më 18 prill, me 12 klube. Aty përfshihen klubet e mëdha spanjolle si Real Madrid dhe Barcelona, si dhe ato italiane AC Milan dhe Juventus. Dhe qëllimi ishte ulja e humbjeve kolosale financiare si pasojë e pandemisë.