Bota

Shkrimtari italian boton biografinë për kancelaren gjermane: Merkel, shtylla e Evropës!

Gazetari dhe shkrimtri Massimo Nova shkroi një biografi mbi rëndësinë dhe rolin e veçantë që kancelarja gjermane Angela Merkel ka luajtur në Gjermani dhe në arenën ndërkombëtare.

Libri i titulluar “Gruaja që ndryshoi historinë” do të merrte vëmendje të shpejtë dhe do të krijonte pikëpyetje të mëdha tek lexuesit. Bota duhet të jetë gati për përfundimin e qeverisjes së një ndër lidereve më të suksesshme dhe me një impakt botëror të pakrahasueshëm.

Kjo lloj keqardhjeje- shkruan Massimo Nova,- nuk vjen thjesht për kohën e gjatë 16-vjeçare që Merkel ka qeverisur, por frika nga e panjohura dhe papërgatitja e një lideri tjetër zëvendësues“.

“Nuk është rastësi se çështjet më të diskuara jo vetëm në Gjermani por në të gjitha tryezat e marrëdhënieve ndërkombëtare janë: Si do të jetë Gjermania pa Merkel dhe si rrjedhojë edhe Bashkimi Europian? A do të marrë BE goditjen e parë të këtij sezoni bastesh, i cili do të vazhdojë në prill 2022 me zgjedhjet franceze, pa shumë dëme?”

Në një kohë të pasigurive të tilla, para se të dini se çfarë do të vijë, është e dobishme të dini sa më saktë që të jetë e mundur atë që po largohet. Dhe pikërisht për këtë arsye Massimo Nava, i njohur për lexuesit e Corriere si kolumnist dhe korrespondent, na ofron librin e tij të ri Angela Merkel.