Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Bota

Shkrimtari nga Tanzania, Abdulrazak Gurnah, fitues i Nobelit për Letërsinë 2021!

Këtë vit, Nobeli për Letërsinë “udhëtoi” në Afrikë dhe çmimi i rëndësishëm shkoi për shkrimtarin Abdulrazak Gurnah nga Tanzania. Për një qytetar nga ky vend, kjo shënon herën e parë ndonëse prej kohësh, Gurnah jeton e punon në Britaninë e Madhe.

Disa romane të famshëm mbajnë firmën e tij, mes të cilëve “Parajsa” (1994), “Deti” (2001) e “Shkretëtira” (2005).

Novelisti i cili shkruan në anglisht e ka lindur në ishullin e Zanzibarit në vitin 1948 u vlerësua nga Akademia Suedeze “Për analizën pakompromis e të thellë të efekteve të politikës së sundimit kolonial dhe të fatit të refugjatit në humnerën mes kulturave e kontinenteve”.

Vetë Gurnah shkoi si refugjat në Angli, në fund të viteve ‘60. Gjithashtu ka punuar si profesor i anglishtes në Postcolonial Literatures, në Universitetin e Kentit në Caterburry.