Lifestyle

Shmangni përqafimet me qenushët tuaj sepse nuk po i bëni aspak mirë atyre!

Ekspertët kanë paralajmëruar së fundmi pronarët e qenve që të gjejnë alternativa të tjera për t’u treguar dashurinë dhe jo t’i përqafojnë. Sipas tyre, në vend që t’i qetësojnë, përqafimet dhe përkedheljet mund të kenë efektin e kundërt dhe t’i bëjnë kafshët që të stresohen apo të bëhen agresive.

Ekspertët thonë se qentë mund të ndihen në siklet dhe në ankth për shkak të përqafimeve. Teksa niveli i stresit vijon të rritet, kjo mund t’i bëjë që të nisin të lehin, të egërsohen dhe madje edhe të kafshojnë. Mund të duket sikur qentë i duan përqafimet por në fakt reagimi i tyre i parë që vjen instinktivisht është që të largohen.

Patricia McConnell, e cila është eksperte e certifikuar në sjelljet shprehet:

Po qeni juaj mund t’ju ulet në prehër, t’u lëpijë fytyrën apo t’u kërkojë që ta përkëdhelni në bark. Por, ky nuk është përqafim. Në eksperiencën time, shumë qen nuk duan që njerëzit t’i përqafojnë. Qentë që i duan përqafimet janë shumë të rrallë.

Pronarët e qenve janë paralajmëruar se mund të rrezikohen nga një sëmundje e keqe nëse ndajnë një shtrat me qenin e tyre. Fjetja me mikun tuaj të preferuar katërputrosh rrit mundësinë e transferimit të mikrobeve që ulen në lëkurën e tyre dhe vijnë nga lëpirja, feçet ose gëzofi i tyre. Insektet mund të shkaktojnë një sërë gjendjesh problematike duke përfshirë zgjebe dhe madje edhe sëmundjen Lyme.