Botë e Çuditshme

Shokuese/Incidenti në ‘America’s Got Talent: Extreme’ për pak sa nuk i mori jetën konkurrentit!

Tanimë dihet se ‘America’s Got Talent: Extreme’ është një nga spektaklet e talenteve më të njohura për adrenalinën dhe skenat rrënqethëse nga konkurrentë, të cilët bëjnë gjëra gati të pamundura. Por, për njërin prej tyre për pak rezultoi fatal. Konkurrentit Jonathan Goodwin i’u rrezikua jeta gjatë performancës së tij duke rënë nga një lartësi e madhe, ku si për pasojë ka përplasur kokën.

Menjëherë mbas incidentit dëgjohej një grua duke telefonuar ambulancën për t’i dhënë ndihmën e parë konkurrentit. Ajo u përshkroi gjendjen e tij bluzave të bardha të rëndë, pasi kishte vështirësi në frymëmarrje dhe ishte i pandërgjegjshëm. Një burim i afërt i spektaklit u shpreh se 41-vjeçari erdhi në vete sapo arriti në spital teksa gjendja e tij shëndetësore akoma nuk bëhet e ditur.

Sipas ‘TMZ’, performanca e rrezikshme që Goodwin po përpiqej të kryente ishte të lirohej nga një jelek që mbërthente trupin e tij e më pas të binte në një dyshek me ajër ndërkohë që dy makina të lidhura me kabull lëviznin nga njëra anë në tjetrën. Një moment diçka shkoi keq dhe makinat u përplasën bashkë duke e zënë konkurrentin mes tyre.