Bota

Shokuese, performuesi në litar bie nga lartësia në shfaqjen e cirkut!

Një performancë cirku në qytetin Tiumen në Siberinë ruse, ka shkuar mos më keq pasi performuesi në litar humbi ekuilibrin dhe ra në tokë nga një lartësi e konsiderueshme.

Shfaqja e rrezikshme të shtunës po kryhej pa rrjetën e sigurisë poshte akrobatit, i cili po ecte duke ruajtur ekuilibrin në litar, ndërsa një performuese femër qëndronte mbi kokën e tij.

Burri kishte arritur në gjysmë të rrugës kur litari nisi të lëkundesh dhunshëm nën të dhe ai humbi ekuilibrin.

Asistentja e tij ishte e siguruar me kavo sigurie dhe shpëtoi pa u lënduar, por akrobati ra nga një lartësi prej gjashtë metrash para audiencave të shokuara.