Celebrities Showbiz

Shoqja e Britney Spears rrëfen gjithçka dhe ka një mesazh për të!

Rrethi i brendshëm i shoqërisë së Britney Spears është zvogëluar aq shumë saqë nuk ka më asnjë mënyrë as për të mbajtur shoqëri dhe me shoqen më të ngushtë dhe më të mirë. Felicia Culotta, e cila filloi të punojë si asistente e Spears në vitet ’90 dhe përfundimisht u bë personi më i besueshëm dhe më i afërt i këngëtares, në një intervistë për “The New York Times Presents: Controlling Britney Spears” ajo zbuloi se nuk e ka më numrin e telefonit të yllit të popit.

Në dokumentarin që u lançua ditën e djeshme në paketat ‘Hulu’ dhe ‘FX’, Culotta është shprehur se:

Unë nuk kam asnjë mënyrë për të kontaktuar me të në këtë pikë. Të gjithë numrat që kam të saj tani janë ndryshuar.

Gjithashtu, kur producentët e pyetën Culotta-n nëse ajo donte të ndante një mesazh për shoqjen e saj më të mirë Britney, ajo shfrytëzoi rastin duke thënë se:

Së pari, do të të bëja të qeshësh. Dhe së dyti, do të doja që të mbash mend të gjitha gjërat qesharake dhe të gjitha kohët argëtuese që kemi kaluar. Unë dua që ti të mbash mend se sa e fortë je, sa e talentuar je, sa e çmendur je dhe se ajo zemra jote është gjigante.

Ndërsa sytë e saj u mbushën me lot, Culotta shtoi se:

Qëndro aty. Zëri jot po kthehet. Je më e zhurmshme dhe më krenare dhe më e fuqishme se sa të kam parë në një kohë vërtet të gjatë. Unë të dua dhe do të të mbështes pa marrë parasysh asgjë.

39-vjeçarja Spears ka qenë nën kujdestari që nga shkurti i vitit 2008 dhe doli publikisht kundër natyrës së saj kufizuese për herë të parë në gjykatë këtë verë. Nën kujdestarinë, babai i këngëtares së hitit “Stronger”, Jamie Spears, ka më shumë se një dekadë që kishte kontroll mbi punët e saj personale dhe pasurinë.

Britney i kërkoi një gjykatësi në Los Angeles në korrik të akuzonte babanë e saj për “abuzim me kujdestarinë” pasi pretendoi se ai e kishte detyruar atë të performonte dhe e dërgoi atë në një institucion të shëndetit mendor kundër vullnetit të saj. Gjykatësi pritet që të marrë një vendim më 29 shtator.