Sport

Shorti i Conference League, Fiorentina gjen një polake, Baseli sfidon Nice-n!

Është hedhur në Nion të Zvicrës edhe shorti për fazën çerekfinale në Conference Leagues, teksa goglat kanë dhuruar përballjen e Fiorentinës me polakët e Lech Poznan.

Anglezët e West Ham United do të sfidojnë belgët e Gent, ndërsa Anderlechti do të ketë një “mini-derbi” me Az Alkmaar. Çifti i fundit çerekfinalist do të jetë ai mes francezëve të Nice me zviceranët e Baselit.

 Çiftet çerekfinaliste
Lech Poznan – Fiorentina
Gent – West Ham
Az Alkmaar – Anderlecht
Nice – Basel

Është hedhur gjithashtu edhe shorti për çiftet e mundshme gjysmëfinale, ku shmanget sërish përballja mes West Hamit dhe Fiorentinës, dy skuadrat më të forta në letër, të cilat nuk do të takohen rrugës, përveçse në finale, nëse ia dalin.

Gjysmëfinalet:
Lech Poznan/Fiorentina – Nice/Basel
Gent/West Ham – Az Alkmaar/Anderlecht

Skuadrat e kualifikuara në çerekfinalet e Conference League:
Gent
AZ Alkmaar
Fiorentina
West Ham
Lech Poznan
Basel
Nice
Anderlecht