Sport

Shorti i Euro 2024, përcaktohen vazot, ja kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë!

Kombëtarja shqiptare nuk ia doli të siguronte një biletë për në fazën play-off të Euro 2024 nëpërmjet Ligës së Kombeve, kështu që do ta synojë diçka të tillë nëpërmjet kualifikueseve.

Kuqezinjtë gjenden në vazon e 3, së bashku me skuadra si Norvegjia, Suedia, Islanda apo dhe Ukraina. Edhe pse automatikisht i shmang përplasjet me këto shtete, pasi janë në të njëjtën vazo, rruga do të jetë e vështirë.

Kundërshtarë të mundshëm për kuqezinjtë janë dhe Franca e Anglia, të cilat vendosen në vazon e dytë, por pa nënvlerësuar Uellsin, Çekinë e Serbinë. Po ashtu dhe në vazon e 4 ka ekipe surprizë si Turqia apo Greqia, ndërkohë do të ishte interesante do të ishte një përballje me Luksemburgun apo Ishujt Faroe. Sllovakia dhe Irlanda e Veriut spikasin në vazon e pestë dhe do të na e vështirësonin disi kualifikimin.

Shorti i Euro 2024 do të mbahet të dielën e 9 tetorit në Frankfurt të Gjermanisë.