Aktualitet Politikë

Shpallen emrat e kandidatëve fitues të Berishës për zgjedhjet e 6 Marsit/ PD: Nuk kanë asnjë lidhje me ne

Komisioni i Rithemelimit zhvilloi sot primaret në 6 bashki, ku anëtarët e degëve votuan për kandidatin e preferuar për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Dibra ka qenë e para që ka nxjerrë kandidatin dhe bëhet fjalë për Premtim Kryemadhin. Në Vorë, kandidat është Lulzim Vrana, në Durrës Ardian Muka, në Lushnjë Elton Bano, ndërsa në Rrogozhinë Hekuran Xhani.

Shkodra ishte e fundit që përfundoi procesin e numërimit të votave në fund të të cilit fitues i “primareve” u shpall Bardh Spahia

 

Primaret e Sali Berishës për zgjedhjen e kandidatëve për kryetar në 6 bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme me 6 mars, Partia Demokratike i ka konsideruar i vijim të tollovisë së krijuar nga personi i shpallur ‘non grata’ për korrupsion. Partia Demokratike thotë se kandidatët e zgjedhur sot nga primaret e Sali Berishës nuk kanë asnjë lidhje me këtë parti.

Një proces ku Berisha emëron, Berisha voton, Berisha numëron është vetëm vijimi i tollovisë të krijuar nga personi i shpallur non grata për korrupsion. As Berishën, as kandidatët e tij nuk i lidh asgjë me Partinë Demokratike.  Rama dhe Berisha po krijojnë një parti të re për të dëmtuar Partinë Demokratike dhe për ta mbajtur akoma në vendnumëro Shqipërinë. Zgjedh Ramën, mban Berishën.  Zgjedh Berishën, mban Ramën- njofton PD.