Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Design

Shpallen finalistët e fotografive më të mira të Botës së Egër!

Këto foto të mahnitshme që kapin bukurinë e botës së egër të planetit tonë, të rrezikuar nga egoizmi i shfrenuar i njeriut, ishin mes atyre që habitën më shumë jurinë e një kompeticioni të fundit të fotografisë. Në një prej tyre shihet një balenë madhështore gungaçe që del në sipërfaqe shumë pranë një barke turistike në Kaliforni, ndërsa në një tjetër shqiponja përfshihen në një konflikt me dhelprën e dëborës, me shumë gjasa në konkurim për gjahun e radhës.

Në galerinë e mëposhtme jepen detajet e imazheve pretendente dhe konteksti i tyre.

Balena gungaçe në gjirin Monterey, Kaliforni.

Dy deshë “brirëmadh” përballen në dëborën e Kandasë.

Dhelpra në betejën e pazakontë me shqiponjën në ishullin japonez të Hokkaido

Bufi i dëborës duke fluturuar në Missaukee, Michigan

Elefanti bebe duke ecur mes tufës së të rriturve në rezervatin Maasai Mara në Kenia.

Reflektimi i urangutangut që shikon nga kamera teksa ngjitet në pemë në Borneo, Indonezi.

Fotografi pikas gjarprin gofer në shkretëtirën Arizona.

Bleta ne qendër të një luleje në parkun qytetar të Massachusetts

Rikujtojmë, se fotografi profesionist, Felix Roma, i njohur për koleksionet e tij të shumta nga bota e egër, ka publikuar, së fundmi, disa fotografi nga udhëtimi i tij në Afrikë. I angazhuar në një projekt, në kampet e Afrikës Lindore, fotografi Roma, në kohën kur nisi pandemia e COVID-19, u detyrua të qëndronte në Kenia, por e shfrytëzoi këtë për të fiksuar disa imazhe mahnitëse të kafshëve të egra, që më në fund gjendeshin në habitatin e tyre, larg syve të turistëve. Për “CNN Travel”, ai tregon se kalon orë të tëra me aparatin e tij fotografik, i fshehur në shkurre, për të fiksuar momentin perfekt dhe kjo situatë e izolimit dhe mungesës së lëvizjes, ia favorizuan punën për të realizuar fotot.